Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar Reformën Territoriale në emisionin “Real Story” në ABC News, duke shprehur rezerva për mënyrën se si është zbatuar dhe ndikimin e saj në eficiencën e pushtetit vendor.
Minxhozi u shpreh se skema aktuale me 61 bashki ka krijuar probleme në ofrimin e shërbimeve dhe, sipas tij, i ka larguar ato nga qytetari.
Sipas analistit, Reforma Territoriale duhej të ishte diskutuar dhe negociuar edhe me opozitën.


