Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla deklaroi në Kuvend, se mazhoranca mbështet SPAK lidhur me hetimet ndaj ish kreut të SHISH, Vlora Hyseni.
Balla u shpreh se PS ka zgjedhur i zgjedhur rrugën e pavarësisë së organeve të drejtësisë.
Ndër të tjera, Balla iu drejtua kreut të PD, Sali Berisha duke i thënë që të heqë dorë nga sulmet personale ndaj prokurorëve.
“Ne presim që organi i akuzës ta hetojë dhe ta zbardhë deri në fund. I shprehim mbështetje SPAK, do votojmë pro që ta lëmë të bëjë punën e vet. Ky është qëndrimi ynë për çdo çështje, keni një çështje, çojeni në SPAK. Ne kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së organeve të drejtësisë. Është fitore e drejtësisë edhe kjo çështje. Kuvendi nuk mund të përdorë institucionet e vet për të zëvendësuar kompetencat e prokurorisë. Me kurajon e kësaj shumice qeverisëse, i është hapur rruga drejtësisë së pavarur. Nuk mund të jenë këto zhvillime të drejtësisë, baltë për Shqipërinë. Von der Leyen, për këtë çështje, tha se kur hetohen zyrtarë të tillë, është prova se sistemi i drejtësisë po punon.
Ne duam të fuqizojmë drejtësinë. I çova në 2012 dosjen në prokurori, i mbyllën. Sot e hetoi. Gjykata ta japë vendimin si të dojë. Ju, PD, duhet të hiqni dorë nga çdo sulm personal ndaj prokurorëve të SPAK. Qëndrimi ynë mbetet ai që kemi thënë, pafajësia apo fajësia e një zyrtari, është përgjegjësi individuale. Secili të marrë avokatin. Ka instrumenta kontrolli, besoj e kuptuar që personi të marrë avokatin”, theksoi ai.
Ndërkaq, PS rrëzoi me 76 vota kërkesën e PD për mocion me debat, në lidhje me çështjen e kreut të SHISH, Vlora Hyseni.


