E rëndë në Durrës, 25-vjeçarja me shtetësi angleze gjendet pa shenja jete në apartament, pranë trupit të saj fëmija 2 vjeç!

AKTUALITET


Një 25-vjeçare me shtetësi angleze është gjetur pa shenja jete në një apartament në lagjen nr. 1, në Durrës.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 12:50, ndërsa shërbimi i Urgjencës Durrës ka gjetur në banesë shtetasen E. S., 25 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 25-vjeçares.

“Në apartament është gjetur gjithashtu edhe fëmija i saj, rreth 2 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, tha policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Mbeten ende të panjohura shkaqet dhe priten rezultatet e ekspertimit mjeko-ligjor.



Skip to toolbar