Disa qindra minorenë mes moshave 14 dhe 17 vjeç janë përfshirë sot në ditën e tretë të protestës në Tiranë. Por ndryshe nga dy ditët e shkuara, aksionet e policisë kanë qenë të shkurtra dhe të befasishme dhe kanë izoluar shpejt përpjekjet për dhunë në Kuvend, bulevard dhe disa akse të Tiranës.
Adoleshentët kanë bërë protesta modeste dhe në disa qytete.
Që në orët e para të paradites, grupe protestuesish janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ndërsa situata është tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë. Persona të maskuar kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve, duke sjellë ndërhyrjen e policisë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Pas përplasjes para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur drejt Kuvendit, ndërsa më pas marshimi ka vijuar në rrugët e Tiranës, duke shkaktuar edhe bllokime të qarkullimit
Ndekrohe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka reaguar përmes nje videomesazhi drejtuar prinderve. Ajo thekson se mesimi vijon ne shkolla, ndersa u ben thirrje prinderve te mos lejojne perfshirjen e femijeve ne situate te dhunshme
Protesta e sotme vjen pas dy ditësh tubimesh të shoqëruara me tensione dhe episode dhune në kryeqytet. Një ditë më parë, protestat u përshkallëzuan me dëmtime të institucioneve, bizneseve dhe pronës publike e private, ndërsa pati dhjetëra të lënduar. Protesta vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa forcat e policisë mbeten të angazhuara për menaxhimin e situatës


