Shkodër, polici në rrezik për jetën/ Transportohet drejt Tiranës ka dëmtime nga gurët në kokë

AKTUALITET


Komandanti i forcave të rendit në Policinë e Shkodrës, Fasli Rama, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u godit me gur në kokë gjatë përplasjes me protestuesit përpara Drejtorisë Vendore të Policisë.

Efektivi është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, ku do të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, ai ka pësuar një plagë të rëndë në kokë dhe rrezikon jetën.

Fasli Rama është një prej punonjësve me më shumë vite shërbimi në Policinë e Shkodrës. Pas pak ditësh, ai pritej të dilte në pension, por u plagos rëndë gjatë përballjes me protestuesit.



Skip to toolbar