Të huaj pas protestës së dhunshme në Tiranë/ Policia arreston një shtetas amerikan dhe një italian

#NËRADAR


Drejtoria e Policise e  Tiranës, pas procedurave të kryera, ka arrestuar edhe shtetas të huaj në protestat e fundit. Konkretisht, është arrestuar Marko Benvenuto, i cili është ndaluar nga efektivët e Komisariatit Nr. 1, pasi kishte kryer akte dhune në zonën e Piramidës. Në pranga ka rënë edhe Julien Williams.Amerikani ka qenë bashkë me gruan e tij shqiptare kur është pikasur nga forcat e policisë që gjuante me gurë. Edhe pasi policia ka shpërndarë turmën, ai ka vijuar sulmet me sende të forta drejt Policisë. Më pas, është ndërhyrë për arrestimin e tij.

Edhe pse janë arrestuar për akte dhune, ata i kanë mohuar akuzat, ndonëse policia ka provat.  

ABC News meson se shtetasi amerikan ka qenë bashkë me gruan e tij shqiptare kur është pikasur nga forcat e policisë që gjuante me gurë. Edhe pasi policia ka shpërndarë turmën ai ka vijuar sulmet me sende të forta drejt policisë, më pas është ndërhyrë për arrestimin e tij.



Skip to toolbar