Hysaj mbetet peng i Napolit, Atletico i trembet pazarit

Më të fundit


Futbollisti i kombëtares, Elseid Hysaj nuk do të jetë futbollisti më i ri i Atletico Madrid. Gazetari i RAI, Ciro Venerato, ka treguar se shqiptari mbetet peng i kërkesave të larta financiare të presidentit të tij, Aurelio De Laurentiis. Venerato bën me dije se presidenti ka bërë kërkesa absurde që kanë ndalur përfundmisht tratativat.

Klubi spanjoll është trembur nga shuma e majme që kërkon numri një i Napolit dhe ka ndryshuar objektiv. Shqiptari mbetet pjesë e napolitanëve me Carlo Ancelottin që nuk e ka ndër të preferuarit e tij.

Shkodrani ka ende shpresë, pasi merkatoja nuk është mbyllur dhe Juventusi kërkon që ta rrëmbejë. Maurizio Sarri mund t’i bëjë vend te kampionët e Italisë duke qenë se e njeh mjaft mirë si futbollist. Ai ka punuar me Hysajn tek Empoli dhe te Napoli. 



Skip to toolbar