Delina Ibrahimaj e INSTAT merr në drejtim Tatimet

AKTUALITET


Qeveria ka miratuar emrin e ri të drejtoreshës së përgjithshme të tatimeve që do të zëvendësojë në këtë post Enton Duron të shkarkuar pak ditë më herët.

Ajo është Delina Ibrahimaj e cila ka mbajtur deri tani postin e drejtoreshës së INSTAT.


Pas shkarkimit të Enton Duros vetëm tre muaj pas emërimit në krye të Tatimeve, Delina Ibrahimaj do të jetë tashmë në krye të Tatimeve.

“Rezultati është pika kyçe për drejtuesin e djeshëm dhe rezultati është pika kyçe për drejtuesen e re të tatimeve. Është koha për të dhënë qartësisht me punë dhe jo me fjalë mesazhin se informaliteti nuk do të tolerohet në vend”, tha Rama në takimin me drejtuesit e tatimeve ku prezantoi drejtoreshën e re.

Ibrahimaj mban gradën Doktor (PhD) në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, Tor Vergata. Ajo ka punuar në Bankën e Shqipërisë dhe në Kryeministri, si koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar shkëmbim informacionesh dhe statistikash operacionale mes instituteve shtetërore.




Skip to toolbar