Ristani: Koha për reflektim, Basha të tregoj planin që ka

Më të fundit


Ish sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani është një nga ato persona që ka pranuar se opozita gaboi me vendimet e saj për djegien e mandatave dhe refuzimin  për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nga studio e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në një puntatë speciale, Ristani shfaqet i  penduar për vendimin e tij për djegien e mandateve dhe lënien e PD pa asnjë lloj pushteti. Duket parë përfundimet që nuk ishin aspak në favor të PD, Ristani bën thirrje se ka ardhur koha që PD por dhe vetë Basha të reflektojë dhe të gjejnë zgjidhjen e duhur për të dalë nga kjo situatë. Ristani tha se shpreson që Basha ta dijë se çfarë do të bëjë më 1 shtator dhe të mbledhë strukturat politike dhe t’i udhëzojë se cilat hapa duhen ndjekur për arritjen e fitores përfundimtare.  

Duke parë rezultatin e vendimit tonë për djegien e mandateve, mendoj që ndoshta duhet të kishim gjetur një rrugë tjetër. Shpresoj që Basha ta di çfarë do bëjë në 1 Shtator. Është koha për reflektim dhe për të kuptuar qartë se cila është rruga në të cilën do të ecim si do të ndahet ajo rrugë në etapa dhe si do të fitohen etapat njëra pas tjetrës për të arritur tek fitorja e madhe përfundimtare. Pra kemi nevojë për një qartësi të plotë dhe unë shpresoj që ta bluaj me mendjen e vet dhe t’ia bëj prezente edhe strukturave të PD, për ta diskutuar dhe për ta vendosur. Shpresoj shumë që do të ketë një reflektim. Basha duhet të sqarojë këtë konfuzion pasi demokratët kanë nevojë për një qartësim të situatës.” – tha Ristani /realstory.al





Skip to toolbar