Këshillit i Lartë i Prokurorisë ka miratuar në mbledhjen e së hënës drejtuesit e përkohshëm në disa prej prokurorive të vendit.
Prokurori Altin Dumani, një nga kandidatët e renditur me pikët më të larta për SPAK, u caktua drejtues në prokurorinë pranë gjykatës së apelit të krimeve të rënda. Më herët ky post është mbajtur nga Fehmi Petku, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK pasi kishte probleme me deklarimin e pasurisë.
Me shumicë votash në mbledhjen e KLP-së u vendos që Isa Jata, prokuror nё Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranё, të jetë nё pozicionin e prokurorit nё Prokurorinё pranё Gjykatёs sё Apelit tё Krimeve tё Rёnda.
Julian Çafka caktohet drejtues në prokurorinë Gjirokastër, për një periudhë tremujore.
Rozeta Qirjaçi u caktua në funksionin e Drejtueses në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçё.
Irena Çunoti u caktua në funksionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçё.
Procesi i vettingut prej të cilit janë shkarkuar nga detyra dhe janë larguar nga sistemi i drejtësisë një numër i konsiderueshëm prokurorësh dhe gjyqtarësh, ka sjellë vakanca nëpër prokuroritë dhe gjykatat e rretheve dhe këto plotësohen përmes vendimeve të KLP-së me prokurorë dhe gjyqtarë të përkohshëm.