Kukësi ka nisur spastrimet në skuadër, pas eleminimit nga Europa League. I pari lojtar që largohet nga verilindorët është mesfushori Arbër Çyrbja. Lajmin për ndërprerjen e bashkëpunimit mes lojtarin e ka dhënë vetë klubi në një komunikatë zyrtare.
“Kukësi zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Arbër Çyrbja. Mesfushori ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me Kukësin. 25-vjeçari, i cili i’u bashka skuadrës sonë sezonin e kaluar, është aktivizuar në 49 ndeshje në gjitha kompeticionet. Kukësi falenderon Arbër Çyrbjen për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierë!”, shkruhet në deklaratën e Kukësit.
Çyrbja, në fakt, është i larguari i dytë nga Kukësi par ikjes së trajnerit Ernest Gjoka, i cili u shkarkua nga klubi verilindor pas rezultateve zhgënjyese dhe eleminimit nga kupat e europës.
Ndërkohë, klubi mbetet ende pa trajner. Emri i Ilir Dajës është më i përfoluri për momentin, teksa e ka konfirmuar dhe vetë presidenti Safet Gjici, se është duke negociuar me ish-trajnerin e Skënderbeut dhe Flamurtarit.