Ruçi, ambasadores Schutz: Reforma, vija e kuqe që nuk preket

Më të fundit


Tre vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi, qeveria vijon të mbështesë fort përparimin e saj, pacënueshmërinë dhe pakthyershmërinë për asnjë arsye, duke e cilësuar si vijën e kuqe që nuk do të shkelet. Rëndësia e reformës në drejtësi, u theksua nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi gjatë takimit që pati me ambasadoren gjermane në Shqipëri,  Susane Schutz.

Zgjidhja mund të vijë vetëm nëpërmjet dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe të këtij dialogu, të cilat janë Kushtetuta e ligji dhe pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Kuvendi ka krijuar të gjitha mundësitë që opozita parlamentare dhe joparlamentare të bashkëpunojnë për vazhdimin e reformave, përfshirë edhe reformën në drejtësi” tha kryeparlamentari Ruçi gjatë takimi, duke shtuar se ky bashkëpunim duhet të nis përmes dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe.

Ruçi vlerësoi gjithashtu dhe mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit dhe hapjen e negociatave, duke kërkuar që kjo të vijojë edhe në muajin tetor ku pritet rezultati vendimtar.

Shqipëria i është mirënjohëse Gjermanisë për mbështetjen gjatë gjithë tranzicionit, por në mënyrë të veçantë për mbështetjen e fuqishme të proceseve integruese. Jemi të bindur se rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Gjermanisë, të Qeverisë dhe Bundestagut.” deklaroi Ruçi në takimin përshëndetës me ambasadoren gjermane, Schutz, e cila përfundon misionin e saj në Shqipëri.  Mbështetja e rrugës evropiane të Shqipërisë u konfirmuar edhe nga ambasadorja Schutz. “Gjermania do të vazhdojë të mbështesë rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Kancelarja Merkel është shumë e angazhuar për këtë proces.

Rëndësinë e Reformës në Drejtësi, Ruçi e konfirmoi edhe të hënë paradite, duke e cilësuar si të “e pakthyeshme dhe e panegociueshme, pasi nuk mund të negociohet me të ardhmen e Shqipërisë .’ Këto deklarata Ruçi i bëri gjatë një aktiviteti për përkujtimin e 3-vjetorit të miratimit në unanimitet të plotë nga Kuvendi të Reformës në Drejtësi.  



Skip to toolbar