Asambleja e PS nis një orë me vonesë, Rama: Po flisja me Macron

Më të fundit


Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka nisur me një orë vonë nga sa ishte parashikuar në orën 16:00. Kryeministri Rama ishte i fundit që mbërriti në Pallatin e Kongreseve, ku u zhvilluar Asambleja e PS. Kjo vonesë ka pasur një justifikim të vlefshëm. Shkak për këtë është bërë një bisedë e gjatë telefonike e kryeministrit Rama me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Lajmi është bërë i ditur  nga vetë kreu i qeverisë, që në nisje të fjalës së tij.

“Së pari iu kërkoj ndjesë, ju e dini që nuk është në natyrën time nuk është të vonohem, por isha i detyruar nga një bisedë e gjatë me presidentin e Francës”, tha Rama, i cili më pas vijoj fjalën me analizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Nuk dihet për çfarë është folur kaq gjatë mes Ramës dhe Macron, por çështjet e nxehta në vendin tonë janë të shumta, që nga puna e reformës në drejtësi dhe krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë, arritja e një marrëveshje me opozitën, kaosi politik në vend dhe deri tek vendimi i BE për hapjen e apo jo të negociatave me Shqipërinë, që do të merret në tetor.



Skip to toolbar