Kastriot Dermaku është duke kaluar një sezon të shkëlqyer në Itali me Cozencan, duke u bërë ‘mur’ në mbrojtjen e ekipit në Serinë B.
Këtë gjë ka bërë dhe ditën e djeshme në sfidën ndaj Spezias në shtëpi, por më tepër se sa mbrojtjes i ka shërbyer sulmit.
Kështu në minutën e 55′, pasi Cozenca kishte humbur një penallti dhe rezultati vijonte të ishte 0-0, Kastriot Dermaku shënoi golin e avantazhit, që në pati vlerën e tre pikëve për skuadrën e tij.
Me formën që ka treguar këtë sezon, Dermaku është vënë ne fokusin e disa ekipeve në Serinë A, të cilat e duan shtatlartin për mbrojtjen e tyre.
Bolonga dhe Torino janë interesuar për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, ndërsa së fundi ka dalë në skenë dhe emri i Besiktas në Turqi.