Numri me fat i Pep Guardiolës, fiton 1 titull çdo 21 ndeshje

SPORT


Pep Guardiola mund të cilësojë numrin 21 si numrin më me fat të tij, pasi në çdo 21 ndeshje ai ka fituar një trofe. Të dielën me Manchester City, ai fitoi trofeun e shtatë në aventurën angleze, ndërsa mundi në finalen e Community Shield rivalët e Liverpool pas goditjes së 11-metërshave. Ky ishte triumfi i 28-të në karrierën e Guardiola.

Në total 28 trofe në 583 ndeshje zyrtare në pankinë, me një mesatare: 1 titull çdo 21 sfida të luajtura. Rrugëtimi i suksesshëm në pankinë nisi me Barcelonën. Arkitekti i “Tiki-Taka” së famshme, që i dhuroi atij 14 tituj. Mes tyre, tre La Liga dhe dy Champions, dy Superkupa të Europës dhe po aq Botërorë për Klube plotësojnë gjysmën e trofeve në karrierën e trajnerit. Shifra të rëndësishme, por bëhen të frikshme kur i shtohen edhe triumfet me skuadrat e tjera që ka drejtuar.

Guardiola numëron shtatë tituj edhe me Bayern Munich: tre kampionate, dy Kupa të Gjermanisë, një Superkupë Europe dhe një Botëror për Klube. Po aq trofe ka fituar edhe në drejtim të Manchester City.



Skip to toolbar