Zjarri “kërcënon” vendin, nga banesat deri te kullotat, flakët bëjnë kërdinë

AKTUALITET


Zjarri ka qenë i pranishëm gjatë të hënës nga veriu në jug të vendit duke djegur një banese, një makinë dhe mbi 5 hektarë tokë.

Një banesë është shkrumbuar nga flakët duke rrezikuar jetën e 4 familjeve që jetoni në të. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras të Shkodrës pasditen e të hënës, ndërsa në të jetoni 4 familje ose 20 persona duke u rrezikuar nga flakët. Fatmirësisht nga zjarri pati vetëm dëme materiale dhe asnjë të plagosur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së tij.

Edhe një makinë është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Bejar, në Mallakastër. Mjeti ka marrë flakë gjatë ecjes duke u shkrumbuar i gjithi. Dyshohet se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike brenda makinës. Forcat zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Zjarri nuk ka kursyer as kullotat dhe ullishtet në vend. Një zjarr i madh ka rënë në malin mbi fshatin Goranxi të Bashkisë Dropull. Zjarri  ka shkrumbuar rreth 5 hektarë kullotë, ndërsa është mjaft i favorizuar edhe nga era e fortë. Zjarri po përhapet me shpejtësi drejt pishave të Goranxisë që është edhe Monument Natyror. Për shkaka të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, zjarrfikësit janë duke luftuar me flakët për t’i vënë ato nën kontroll.

Edhe në fshatin Kutë ka rënë zjarr në një ullishte që ka marrë flakë së bashku me shkurret përreth. Zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa po punohet nëse zjarri ka qenë aksidental nga temperaturat e larta apo i qëllimshëm.  



Skip to toolbar