Lëvizte në plazh me armë, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

AKTUALITET


Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia pasi lëvizte me pistoletë në plazhin e Durrësit. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale S.Xh., 19 vjeç, i cili ishte banues në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë në flagrancë pasi gjatë kontrollit fizik, ai u kap me një pistoletë me silenciator dhe një krehër me 5 fishekë.

I riu lëvizte gjatë bregdetit por edhe në qytet me armë me vete, ndërsa u pikas nga forcat e policisë që bënë edhe arrestimin e tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.



Skip to toolbar