Vrasja e Komisarit Artan Cuku, kapet në Greqi i treti

AKTUALITET


Policia greke ka vënë në pranga shtetasin Kristaq Leci i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e ish komisarit të policisë Artan Cuku.

Kristaq Leci së bashku me Mikel Shallarin akuzohet se kanë ekzekutuar me armë zjarrri në derën e pallatit ku banonte ish-komisari Artan Cuku në 8 Prill të 2017.

Porositësi i vrasjes së tij është Bledar Jambelli, i arrestuar po ashtu në Greqi. Ndërkaq, është arrestuar më herët vrasësi Mikel Shallari, i cili po vuan dënimin.

Vrasësi, Mikel Shallari i ka treguar hetueseve se Jambelli ka paguar për vrasjen e kryepolicit pasi është arrestuar në 2012 nga Cuku, kohë kur mbante postin e Drejtorit të Policisë së Vlorës.

Jambelli pagoi 3 mijë euro Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun, ndërkohë që 22 mijë euro do t’ia jepte pas kryerjes së vrasjes.

Bledar Jambelli kishte kontaktuar fillimisht me Kristaq Leçin (që u arrestua sot në Greqi), kushëriri i Mikel Shallarit, i cili kishte marrë përsipër që të kryente vrasjen kundrejt një pagese prej 20 mijë eurosh. Pasi kishte marrë përsipër që të kryente vrasjen, Leçi kontaktoi me Mikel Shallarin për ta ndihmuar në kryerjen e vrasjes. Plani i vrasjes kishte nisur të thurej që në dhjetor të 2016-ës dhe në 26 mars të 2017 kishte nisur zbatimi, fillimisht me survejimin e Artan Cukut në terren.

Atentati ndaj Artan Cuktu do të zbatohej në datën 7 prill 2017 kur në terren kishte shkuar Kristaq Leçi, Mikel Shallari por edhe vetë Bledar Jambelli, i cili survejonte nga distanca dy autorët dhe i shtynte ata që ta vrisnin, duke i komanduar me telefon e duke i dërguar mesazhe. Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli 48 orë pas ngjarjes janë larguar në Greqi pa kaluar nëpërmjet sistemit TIMS.

I arrestuari Kristaq Leçi



Skip to toolbar