Vdekja rreth një jave më parë e miliarderit Jeffrey Epstein ka shkaktuar debate dhe diskutime në mediat e mbarë botës për shkak të lidhjeve të tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, por dhe me personalitete të tjera të rëndësishme botërore.
Reuters raporton se janë bërë publike rezultatet e autopsisë dhe rezulton se ai ka thyer qafën, pikërisht ashtu siç u ndodh personave që varin veten ose mbyten.
Bankieri Jeffrey Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij në Nju Jork të shtunën e kaluar. Rrethanat e vdekjes së multimilionerit janë ende nën hetim. Prokurori i përgjithshëm William Barr ka thënë se po kryehet një hetim intesiv për vdekjen e tij.
Epstein kishte tentuar edhe më parë të vriste veten në qeli. Epstein u arrestua në 6 korrik dhe u akuzua për trafik fëmijësh dhe komplot. Akuzat kundër milionerit pohojnë se ai kishte abuzuar me dhjetëra vajza të reja në pronat e tij në Manhattan dhe Palm Beach, Florida, disa prej tyre edhe në moshën 14 vjeç. Përveç veprave të pretenduara, thashethemet qarkulluan për abuzim të mëtejshëm të fëmijëve në ishullin privat të Epsteinit në Karaibe.
Sipas dokumenteve gjyqësore të zbuluara një ditë para vdekjes së tij, një viktimë tjetër pretendon se Epstein kishte trafikuar atë dhe vajza të tjera për disa nga burrat më të pasur dhe më të fuqishëm në botë, duke përfshirë Princin e Britanisë, Andreë si dhe ish presidentin amerikan Bill Clinton.
Madje në shtëpinë e Epstein u gjet një pikturë e Bill Clinton të veshur me fustanin e gruas së tij, Hilary. Ndërsa presidenti amerikan Donald Trump akuzoi çiftin Clinton për vrasjen e mikut të tij.