Polica e Pogradecit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve, përkatësisht me iniciale A.P, 37 vjeç dhe J.P, 25 vjeç, banues në fshatin Buçimas.
Të dy të arrestuarit ishin me precedent të mëparshëm penal, në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe armëmbajtjes pa leje.
Pas një pune hetimore, këtyre shtetasve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip automatik, si dhe tre krehra me 34 copë fishekë luftarak, të cilat i posedonin pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit” kryer në bashkëpunim.