Kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me dy deputetë gjermanë pjesë të grupit parlamentar CDU/CSU, prej të cilëve mori mbështetjen për proceset integruese të Shqipërisë në BE. Pas takimit në selinë e PS-së, Balla tha për gazetarët se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen dhe se nuk do të ketë ndarje pushteti në tavolinë siç kërkon kreu i PD-së, Basha.
“Respektimi i ligjit, i afateve janë detyrime të çdo aktori politik, dhe kjo nuk varet nga ne, por vetë drejtuesit e partive. Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Arsyeja pse PD është jashtë parlamentit apo zgjedhjeve, nuk ka të bëjë me ne, por me faktin që Basha nuk dëshiron të marrë në zgjedhje se kërkon gjithmonë pushtet në tavolinë. Pushtet në tavolinë nuk ka në demokraci, ta fitojë pushtetin në një konkurrim të lirë”, tha Balla.
Ai u pyet nga gazetarët nëse PS do të marrë pjesë në një tryezë dialogu me opozitën të ndërmjetësuar nga Presidentit Ilir Meta. Balla tha se mazhoranca vijon të jetë e hapur për dialog për sa kohë nuk shkelen parimet kushtetuese.