Në përditësim…
Një zjarr i madh ka rënë rreth mesditës së të hënës në Shkozë, ku është djegur një pulari. Katër zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Në një njoftim paraprak, policia tha se rreth orës 13:30 të së hënës, në Fushë-Farkë, në afërsi të Surrelit, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr në një ambient pularie, në pronësi të shtetasit D. T. Si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar, vetëm disa dëme materiale përreth. Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.