Situata alarmante e zjarreve në zonën e Delvinës dhe Finiq vijon prej 5 ditësh. Gjatë së enjtes në fshatin Kardhikaq janë djegur 2 shtëpi dhe disa godina pa funksion, të cilat kanë qenë që në kohën e kooperativave, ndërsa pesë zjarrfikëse kanë ardhur në ndihmën nga Greqia.
Aktualisht, sipas të dhënave janë riaktivizuar janë disa vatra në shpatin e malit Sopot, ku zjarrfikësit shprehen se për shkak të terrenit po i luftojnë me pompa krahu, pasi nuk mund të depërtojnë në zonë.
Situata në jug ka qenë alarmante këto ditë. Kjo ka bërë që pala shqiptare dje i kërkoi ndihmë Greqisë, e cila u përgjigj pozitivisht, por forcat zjarrfikëse shprehen se flakë të tilla mund të luftohen vetëm nga ajri.