Zvërneci, mbështetje nga BE dhe SHBA/ Nura: Dalja e Marta Kos, nevojë për të qartësuar praktikat zyrtare

Më të fundit


Analisti Artur Nura thotë se deklarata e komisioneres për zgjerimin në BE, Marta Kos, lidhur me investimin në Zvërnec, konfirmoi se ajo ka pasur komunikim me qeverinë shqiptare.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Nura u shpreh se me daljen e Kos, kjo situata duhet marrë me qetësi.

Nura shtoi se keqinterpretimi dhe shpifjet lidhur me këtë investim, duhen qartësuar.

“Zonja Kos, në këtë rast është e detyruar për t’iu përgjigjur realitetit, ajo konfirmoi komunikimin me qeverinë shqiptare për këto projekte. Në një sërë projektesh të qeverisë shqiptare, është Bashkimi Europian, Komisioni Europian, ka transparencë. Ne kemi të bëjmë me një shtet që kërkon të hyjë në BE. Kemi zyra të përcaktuara që merren me zhvillimet e brendshme. Dalja e Marta Kos është nevojë për të qartësuar praktikat zyrtare. Edhe dalja e saj, tregon se duhet me qetësi e gjithë situata. Shqipëria po plotëson standardet. Këto i tregojnë atyre, që ka fake news, abuzim me informacionin, të gjithë duhet të jenë të vëmendshëm. Ishte vendim i Komisionit Europian, ajo lexoi vendimin e Komisionit Europian.

Nëse kjo betejë përfundon me largimin e këtyre investimeve, të humbur jemi të gjithë. Nëse ne nuk do bëhemi ekonomi që presim investime të rëndësishme, kemi rastin e Kakomesë, është rasti i dështimit të një prej kompanive franceze të fushës. Jemi në një luftë hibride. Ka shumë rëndësi të komunikojmë me njerëzit, t’i sqarojmë. Duhet të funksionojë shteti, duhet të reagojnë. Të thonë kjo është video nga inteligjenca artificiale. Duhen qartësuar gjërat. Zvërneci nuk është akoma një projekt, është projekt në ndërtim. Është investim që krijon imazh, sjell investitorë, sjell para”, theksoi ai.



Skip to toolbar