Fal angazhimit më të madh të kontrolleve të policisë për të rritur parametrat e sigurisë rrugore ka pasur një ulje të konsiderueshme të numrit të aksidenteve dhe viktimave krahasuar me një vit më parë. Në një deklaratë për mediat, shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, Skënder Ismaili ka bërë bilancin e 8 m ujorit të parë të 2019, duke rezultuar me 133 aksidente e pa dhe 6 jetë të shpëtuara më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Gjithashtu edhe në drejtim të vendosjes së gjobave dhe masave administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë vendosur 20 000 gjoba më pak se në 2018m, duke treguar kështu një rritje të ndërgjeshmërisë në timon të drejtuesve dhe qytetarëve.
Për periudhën janar – gusht 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, kemi 133 aksidente më pak, 6 jetë më shumë të shpëtuara, 43 të plagosur rëndë më pak dhe 80 të plagosur lehtë më pak. Një rezultat pozitiv vihet re edhe ën uljen e aksidenteve gjatë 3 mujorit turistik korrik – gusht 2019, ku janë 57 aksidente më pak, 4 të vrarë më pak dhe 18 të plagosur rëndë më pak dhe 28 të plagosur lehtë më pak, se e njëjta periudhë e vitit 2018.
Në lidhje me masat administrative për 8 mujorin e parë të 2019 rezultojnë 847 shtetas të arrestuar pasi drejtonin makinë në gjendje të dehur, 840 drejtues të arrestuar pasi nuk kishin patentë dhe janë pezulluar 4 538 leje drejtimi për tejkalim shpejtësie, 1 862 për përdorim të alkoolit dhe 1 774 për shkelje të ndryshme.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, sidomos gjatë sezonit turistik 2019, policia përforcoi shërbime shtesë në akset kryesore të vendit në zonat turistike të qyteteve Sarandë, Vlorë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Shkodër, ku fluksi i mjeteve dhe turistëve ka qenë tepër i madh, gati trefish në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janë monitoruar me shërbime patrullimi rrugor për 24 orë akset:
– Tiranë – Fushë Krujë – Lezhë – Shkodër;
– Tiranë – Gjiri i Lalzit – Durrës;
– Vlorë – Dhërmi – Himarë – Sarandë;
– Rruga e Kombit Milot – Morinë;
Shërbimi i Policisë Rrugore konstaton se ka ndërgjegjësim dhe sjellje më korrekte të drejtuesve të mjeteve gjatë drejtimit të mjetit, por vazhdon të mbetet shqetësues drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, tejkalimi i shpejtësisë, drejtimi i mjeteve nga drejtues të pa pajisur me leje drejtimi, mospërdorimi i kaskave mbrojtëse nga drejtues motomjetesh dhe përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjeteve.