Elbasan e Kavajë, dy të vdekur në aksidente rrugore

AKTUALITET


Rrugët e vendi u përgjakën përsëri pasditen e të hënës. Dy aksidente, në Elbasan dhe Kavajë, i morën jetën dy personave këtë fillim jave. Konkretisht, një i moshuar rreth moshës 60 vjeç mbeti i vdekur pasditen e të hënës në qytetin e Elbasanit. Ai u përplas nga një mjet në lagjen “28 Nëntori” në qytetin. Identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur.

Paraprakisht mësohet se i moshuari ishte kalimtar, ndërsa është përplasur nga një mjet tip Volkswagen, që drejtohej nga shtetasi me inicialet L.K. 47-vjeç. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.


Ndërkohë, rreth orës 17:40 të pasdites, në rrugën dytësore të Malit të Robit, automjeti me drejtues shtetasin B. F përplasi një 52-vjeçar me inicialet G.L., që ishte duke udhëtuar me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçkletës ndërroi jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit shtetasi B. F është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.




Skip to toolbar