Aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan Geri Kokalari i është kundërvënë ashpër kreut të PD-së Basha përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
Kreu i PD-së ka postuar në twitter foto nga takimi që zhvilloi pak ditë më herët me drejtorin e ri të Zyrës së Evropës Qendrore e Jugore, David Kostelancik dhe shkruan se ka patur një bisedë të hapur për nevojën për ndëshkimin e politikanëve të korruptuar.
Pikërisht këtu ka ndërhyrë me një koment aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan Geri Kokalari. Ai i ka kujtuar Bashës disa nga çështjet për të cilat ai është përfolur si i përfshirë. Kokalari i ka kujtuar Bashës skandalet në të cilat ai është përfshirë si 21 Janari, Gërdeci, grabitja e parave të rrugës Durrës-Kukës dhe financimi i jetës së tij të shtrenjtë.
“Hej gomar, kur do të marrim përgjigje për AEY, Albertol, Gerdec, vrasjet e 21 janarit, përfshirja juaj në kontratën Bechtel, skemat piramidale të Enver Berishës, si e keni financuar stilin e jetës tuaj, etj, etj, etj., Etj. . ???”, shkruan Kokalari.
Vihet re se nuk ka pasur asnjë reagim të Bashës. Kujtojmë se Geri Kokalari është një emër mjaft i njohur në komunitetin shqiptar në Amerikë. Ai është themelues i organizatës së “Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike”, një grup avokatie i formuar në Shtetet e Bashkuara për të promovuar institucionet demokratike në Shqipëri. Ai ishte themelues, arkëtar dhe drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, ndërsa ka themeluar zyrën e parë lobuese për shqiptarët në Uashington. Kokalari është gjithashtu një themelues dhe drejtor i Fondacionit Ndihmës Shqiptar, i cili ka zyra në Nju Jork dhe në Tiranë dhe ka ofruar mbi 10 milionë dollarë ndihmë humanitare në Shqipëri. Kokalari ka botuar artikuj të shumtë për Shqipërinë dhe krizën e Kosovës, ndërsa është shfaqur në programet televizive kombëtare në SHBA për të diskutuar çështjet shqiptare. Familja e zotit Kokalari ka qenë aktive në çështjet e komunitetit shqiptar amerikan për mbi 100 vjet.
Duket se qëndrimet e Bashës kanë ftohur jo vetëm marrëdhëniet e tij me SHBA-në por edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, siç është Kokalari./Realstory.al