3 kandidatët për kryeprokuror në sitën e KLP. Nisin së shpejti intervistat

AKTUALITET


3 nga 4 kandidaturat për Prokuror të Përgjithshëm do t’i nënshtrohen garës së hapur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në datën 19 shtator. Gara e fortë për kreun e akuzës, do të vendosë në sfidë vetëm 3 nga 4 emrat që kanë konkurruar për të qenë Prokuror i Përgjithshëm.

Formula për kreun e akuzës nuk është aspak e njëjtë me atë të prokurorëve për SPAK. Rregullorja për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm e vendos Këshillin në të tjera kushte konkurrimi dhe përzgjedhje. Ndërkohë që prokurorët për SPAK, u intervistuan të gjithë kandidatët, për Prokurorin e Përgjithshëm rregullorja përcakton të tjera kushte.


Neni 3… pika 5, 6 dhe 7 … thonë se KLP është e detyruar të fusë në garë vetëm ata prokurorë që plotësojnë kriteret.

“Pika 5. Në përfundim të vlerësimit paraprak, Këshilli harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të kandidatëve që nuk i plotësojnë këto kushte bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga kandidati dhe dokumentacionin shtesë të mbledhur nga Këshilli.

Pika 6. Këshilli merr vendim për përjashtimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore dhe i njofton me shkrim kandidatët e përjashtuar, në mënyrë të posaçme dhe të arsyetuar për shkaqet e përjashtimit. 7. Pas përfundimit të afatit të ankimit për vendimet e përjashtimit, Këshilli mblidhet dhe miraton listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore”.

Pritet që brenda pak ditësh, Këshilli, sipas rregullores të njoftojë kandidatët për intervistën përfundimtare, përpara se emrat e tyre t’i përcillen Kuvendit për vendim.  Këshilli i Prokurorisë do të pres 10 ditë për të parë nëse KPA, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të bëjë ankimim ndaj vendimit për Prokurorin Olsian Çela, një prej kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm./A2cnn




Skip to toolbar