Napoli thyen Liverpool, Dortmund-Barça bëjnë “paqe”

SPORT


Ajax e ka nisur mbarë fazën në grupe të Champions League, pasi ka mundur me rezultatin 3-0 Lille në Grupin H. Promqes në të (18`), Alvarez në të (50`) dhe Tagliafico në të (62`) ishin autorët e golave të fitores për holandezët.

Leipzig ka mundur Benfican në transfertë me rezultatin 2-1 në Grupin G, duke marrë dhe kryesimin e tij. Ëerner në të (69` dhe 79`) ishte autori i dygolështi të fitores për gjermanët. Ndërsa për skuadrën portugeze shënoi Seferoviç në të (84`).

Chelsea e ka nisur me humbje përballë Valencias në shtëpi. Rodrigo në të (74`) ka mjaftuar për t`i dhënë fitoren skaudrës spanjolle, ndërsa Chelsea humbi një penallti në të (88`) me Barkley. Pas fitores, Valencia është në vendin e dytë në grup me 3 pikë, po aq sa Ajax.

Një nga sfidat më të bukur të mbrëmjes ishte ajo mes Dortmund dhe Barcelona, e cila përfundoi në barazim 0-0. Ndërkohë, gjermanët humbën një penallti me Reus në të (57`). Situata në grupin F është me të katër ekipet, Iner, Slavia Prague, Barcelona dhe Dortmund me nga një pikë.

Surpriza e mbrëmjes ka qenë Napoli, që ka fituar në shtëpi përballë Liverpool me gola të shënaur në 10-të minutat e fundit të ndeshjes. Mertens në të (82`) dhe Llorente në të (90+2`), i kanë dhënë fitoren skuadrës italiane përballë kampionëve në fuqi të Champions League. Megjithatë, në vendin e parë të grupit E është Salsburg, që mundi 6-2 Genkun.  



Skip to toolbar