Pasi shkeli Kushtetutën, Meta, nismë për mbrojtjen e saj (më 22 nëntor)

POLITIKË


Presidenti Meta ka njoftuar se më 22 nëntor do të dalë me një nisëm në mbrojtje të Kushtetutës. Ai e ka cilësuar këtë nisëm si të Presidentit dhe se nuk ka lidhje me partitë apo forcat politike. Kjo nisëm sipas Metës ka detyrim të kujdeset për të drejtat themelore të qytetarëve shqiptare, të mos pajtohet me asnjë institucion që i cenon ato. Data 22 duket se është zgjedhur nga Meta pasi përkon me 22 nëntori 1998, ku shqiptarët miratuan me referendum Kushtetutën e vendit, atë që garanton të drejtat e qytetarëve, ndërsa nuk ka lënë pa sulmuar ndryshimet kushtetuese të 2008 që u bën me marrëveshjen Berisha-Rama.

Përveç 18 tetorit, një datë e rëndësishme është 22 nëntori, dita kur shqiptarët në vitin 1998 me referendum miratuan Kushtetutën, që natyrisht është sakatuar padrejtësisht që nga viti 2008 e në vazhdimësi. Ndaj unë më 22 nëntor do të bëj publike nismën time në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptar dhe kjo do të jetë një nismë mjaft e mirëmenduar dhe e mirëorganizuar në mënyrë që të mos tolerojmë më në këtë vend, shkeljen dhe dhunimin sistematik të të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë.”, – ka thënë Meta në një intervistë në Ora News, një deklaratë që bie në kundërshtim të hapur me veprimet e tij të ndërmarra që me dekretin e shfuqizimit të 30 qershorit e deri më sot. Meta i e ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët dhe për këtë ndaj tij ka nisur një proces hetimor nga Kuvendi.  Në lidhje me rastin është kërkuar edhe një opinion nga Komisioni i Venecias, i cili pritet të jap një opinion përfundimtar më 11 tetor nëse presidenti Meta e ka shkelur apo jo Kushtetutën. Ky opinion do të jetë vendimtare për vendimin që Komisioni Hetimor do të marrë dhe do e çoj për miratim në Kuvend. Më pas do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të thotë fjalën përfundimtare.


Për mazhorancën Meta ka rënë si President, dhe duket se kjo është e vlefshme edhe për SHBA dhe BE, pasi në dy vizita të ndarë në Tiranë, të zyrtarit të lartë të DASH, David Kostelancik dhe Presidentit të Këshillit të Europës Donald Tusk, i kanë shmangur takimet me të. Ndërkombëtarët nuk kanë dhënë asnjë opinion në lidhje me shkarkimin, por duket se mosreagimi i tyre shpreh një miratim të heshtur. Por a do të jetë Meta ende president më 22 nëntor? Kjo do të përcaktohet gjatë muajit tetor dhe ndoshta nga frika e shkarkimit, mund ta nxjerr sërish Metën të deklarojë nisma të reja në mbrojtjen e Kushtetutës, asaj që po ai vetë e shkeli./ Real Story




Skip to toolbar