Deklaratat e bëra nga Avokati Spartak Ngjela në studion e “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se “në Shqipëri nuk ka krizë politike”, kanë shkaktuar debat në panelin e të ftuarëve. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe analisti Agron Gjekmarkaj, dolën kundër arsyetimit të Spartak Ngjelës. Mediu u shpreh se opozita nuk doli nga Parlamenti për qejf, por për shkak të vjedhjes së votës. Ndërkohë, Ngjela iu përgjigj duke i thënë që këtë çështje “çojeni në Ushaington”. Ndërkohë, Spartak Ngjela ka treguar formulën se si PD mund të kthehet në pushtet.
Mediu: Ne nuk dolëm nga parlamenti për qejfin tonë. Ne dolëm për shkak të asaj që po ndodh në Shqipëri. Ky nuk ishte parlament shumice. Ishte parlament që ishte ndërtuar për shkak të vjedhjes së votës dhe bërjes bashkë me krimin, nuk ka më as Prokurori etj.
Ngjela: Mirë ore zotëri, çojeni në Uashington. T’iu pranojë Uashingtoni t’iu pranoj edhe unë.
Mediu: Sot Shqipëria është në krizë. Shqipëria po shpopullohet.
Ngjela: Kjo është ineficencë e qeverisë. Ka qenë gjithmonë.
Gjekmarkaj: Nuk mund të thuhet se Shqipëria nuk ka krizë, siç thotë avokati.
Ngjela: Kjo nuk është krizë politike, krizë por jo politike. Kriza është kur e ke në parlament. Nuk ka krizë jashtë parlamentit në të gjithë Europën.
Gjekmarkaj: Me këtë krizë, kryeministrin mund ta kesh 30 vjet në pushtet.
Ngjela: Nuk iu ka përkrahur asnjë politikë e madhe, asnjë partner i madh ndërkombëtar. Nuk po ndihmoni opozitën. E djathta klasika ka qenë e gjitha pa shkollë, nuk i linte komunizmi në shkollë. Më kanë thënë të huajt se janë 1200 shqiptarë ekselentë në perëndim, thërrisni të djathtën klasike dhe e rrëzoni për 3 muaj, ndryshe nuk bëhet. Këtë frikë ka Rama, prandaj iu afron.
Mediu: Nuk ka as Gjykatë Kushtetuese…/Realstory.al/