Mediu: Presioni ndërkombëtar, opozita reflektoi për krizën

POLITIKË


Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediat u shpreh se reflektimi i opozitës për të ulur në tryezë me Ramën ka ardhur edhe si pasojë e presionit ndërkombëtar për të adresuar çështjet kryesore të vendit. Këto deklarata Mediu i tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në News 24. Ndryshimi i qëndrimit të opozitës dhe presioni publik që aleatë i kanë bërë Bashës për uljen në dialog me Ramën, Mediu i cilësoi si një reflektim që erdhi pas 30 qershorit por edhe presionit ndërkombëtar. Për të marrë në vendim pozitiv për çeljen e negociatave duhet të zgjidhet kriza tha Mediu dhe në këtë pikëpamje është rritur edhe presioni ndërkombëtar.

“Unë mendoj se të gjithë arrijmë në një përfundim, Shqipëria është në krizë politike. Përgjegjshmëria e opozitës është se si duhet të dilet nga kriza. Duhet zgjidhje që i shërbejnë opozitës, jo për pushtetin, por për ta bërë shtetin funksional. Ky diskutim ka kohë që ka filluar në opozitë. Shkaktari i kësaj situate është Edi Rama. Opozita ka nevojë për të realizuar dhe aksionin politik. Aksioni politik i opozitës nuk ka dështuar. Bojkotimi i zgjedhjeve nga shqiptarët krijoi një raport tjetër me qeverinë. E dyta raporti i  OSBE/ODIHR-it ka certifikuar atë që opozita ka replikuar vazhdimisht për situatën në Shqipëri. Sot jemi para hapjes së negociatave dhe vendi ndodhet ende në krizë. Në këtë pikëpamje presionet janë më të mëdha ndaj ndërkombëtareve për të adresuar çështjet me rëndësi.” tha Mediu në Real Story.


Në lidhjet me krizën që shkaktoi opozita me daljen nga parlamenti dhe protestat e dhunshme, Mediu nuk pranoi të quante opozitën shkaktare të saj, por për të kjo krizë erdhi si pasojë e shkatërrimit të kushtetutës nga ana e Ramës.

Opozita nuk ishte shkaktare e krizës, por shkatërrimi i sistemit kushtues në mënyrë të qëllimshme nga Rama dhe krijimi i një parlamenti që nuk funksiononte nga asnjë lloj pikëpamje detyroi opozitën të dilte jashtë. Në këtë pikëpamje ka reflektime, siç ka pasur dhe vërejtje për aksionin e opozitës. Prandaj e rëndësishme është që të dilet nga kjo krizë duke reflektuar mbi raporte ndërkombëtare.”- tha Mediu / Real Story




Skip to toolbar