Policia e Tiranës në vijim të kontrolleve të pandërprera për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, ka arrestuar 2 persona.
Sipas informacioneve të marra, dy persona e arrestuar shpërndanin drogë përkatësisht në zonën “Komuna e Parisit” dhe në rrugën “Lord Bajron”.
Arrestohen në flagrancë:
-A.D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të tij në momentin e kapjes si dhe gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e provës materiale: 18.2 gr lëndë e dyshuar narkotike Heroinë, 1 peshore elektronike dhe 1 celular.
-K.Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali shërbimet e policisë i kanë gjetur 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis të cilat u sekuestruan më cilësinë e provës materiale.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.