Ngjela pas Venecias: Të ikë Meta… dhe këshilltarët

POLITIKË


Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar e ai nuk kishte dyshim se Meta kishte shkelur Kushtetutën dhe se këtë e vërtetoi edhe raporti i Komisionit të Venecias. Ngjela e cilësoi këtë raport si një të mirë që u bëhet shqiptarëve dhe se koha është në favor të tyre dhe kundër korrupsionit të lartë shtetëror. Megjithatë Ngjela nge i shqetësuar një pyetje se çfarë ndodhi me këshilltarët juridik të Metës që lejuan këtë shkelje të rëndë?

Për avokat Ngjelën kjo ose ka ardhur si pasojë e imponimit të Metës për të vendosur mbi gjithçka, ose janë treguar servil të president duke cenuar Kushtetutën e vendit të tyre, ose ia kanë hedhur atij. Cilado të jetë, për Ngjela thekson se e rëndësishme është që Venecias vendosi pro popullit shqiptar dhe kundër presidentit.

Komisioni i Venecias e shkarkoi Metën. Nuk kish si të ishte ndryshe. “Nuk ka kompetencë kushtetuese Presidenti, dhe në asnjë ligj, që të ndryshojë datën e zgjedhjeve”, thotë Komisioni. Këtë thashë edhe unë kur shpjegova pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ. Është pika e parë e ligjit në të dy kodet: edhe në Kodin Civil, edhe në Kodin e Procedurës Administrativë kjo që shpreh Komisioni i Venecias.

Por pyetja që duhet ngritur këtu është kjo: Çfarë ka ndodhur në stafin juridik të këtij Presidenti? Është forca e arbitrarizmit të tij që i është imponuar juristëve të tij të flisnin si qytetarë të thjeshtë, apo ata janë servile të Metës deri në lakeizëm? Ore, apo ia kanë hedhur juristët e stafit këtij njeriu mediokër?

Koha do ta tregojë…

Gjithsesi… koha po ecën vijimisht në favor të shqiptarëve dhe kundër korrupsionit të lartë shtetëror…

Kjo është kryesorja e këtij çasti juridik që sot u hodh kundër presidentit shqiptar…” shkruan Ngjela



Skip to toolbar