Tërmet 3.4 ballë, lëkundet Shqipëria

AKTUALITET


Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë është ndierë në vendin tonë të martën rreth orës 14:22 minuta.

 Epiqendra e tërmetit ishte 12 km Shijakut, ndërsa vala sizmike është ndierë edhe në Tiranë.  

Lëkundja e të martës, disa ditë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe disa persona të plagosur.

Tërmeti i datës 21 shtator të këtij viti, me fuqi 5.8 ballë, ishte nga më të fortët e 30 viteve të fundit që kanë goditur vendin tonë.

Kujtojmë se kjo është lëkundja e parë, pas disa ditësh qetësie në vend. Pas tërmetit të fuqishëm të 21 shtatorit, në vend pati dhe lëkundje të tjera, me fuqi më të vogël, kryesisht nën 3 ballë.



Skip to toolbar