Bayern Munich është mundur në shtëpi nga Hoffenheim me rezultatin 1-2. Skuadra mike gjeti rrjetën me Adamyan në të 54`, ndërsa Lewandowski barazoi shifrat në të 73`, por Adamyan gjeti përsëri rrjetën në të 79`, duke i dhënë fitoren skuadrës së Hoffenheim.
Bayern vijon të mbetet në krye të Bundesligas pas ndeshjes së javës së shtatë, me 14 pikë, po aq sa dhe Freiburg, Leipzig, Schalke dhe Bayern Leverkusen. Dortmund barazoi në transfertë ndaj Freiburg me rezultatin 2-2, me gola të shënuar nga Witsel në të 20` dhe Hakimi në të 67` për Borussian, ndërsa Wladschmidt në të 55` dhe autogoli i Akanji në të 90` i dhanë një pikë Freiburg.
Drtomund është në vendin e shtatë të renditjes me 12 pikë. Mesfushoi i kombëtare shqiptare, Amir Abrashi u aktivizua titullar në këtë takim, duke luajtur për 75 minuta. Në takimet e tjera, Bayern Leverkusen barazoi 1-1 me Leipzig, ndërsa Paderborni i Klaus Gjasulës u mund 1-2 nga Mainz. Schalke u ndal në barazim 1-1 me Koln.