Numërimi i votave për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë po ndiqet me interes, jo vetëm në Kosovë, por edhe nga ndërkombëtarët. Ndërsa janë numëruar më shumë se 70% e votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë kryesimin, e cila deri më herët mbahej nga LDK.
Aktualisht LVV ka arritur të mbledhë 145.457 vota, ose 26,03% , ndërsa vendi i dytë i takon LDK-së me 141.665 vota ose 25,35% . Në vend të tretë renditet PDK me 120.848 vota ose 21,63%. Ndërsa koalicioni ku është edhe AAK e Haradinajt ka mbledhur 65.595 vota ose 11,74%. Lista Serbe numëron 30.128 vota ose 5,39%.