Shifrat e KQZ, kryeson LDK. Skenarët e koalicioneve pas zgjedhjeve

KOSOVA


KQZ ka publikuar rezultate paraprake të zgjedhjeve në Kosovë, ku sipas shifrave, zgjedhjet deri më tani i kryeson  Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nga numërimi i votave deri në orën 21:30, sipas KQZ rezulton e para Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ndiqet në vend të dytë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe në vend të tretë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).


Nga votat e numëruara deri në orën 22.00, PDK-ja ka 85.479 vota ose 22,20%, LVV-ja ka 95.281 vota ose 24,74% dhe LDK-ja, ka 96.781 vota ose 25,13%. Ndërsa koalicioni AAK-PSD, ka 47.761 vota 12,40%, ndërsa koalicioni Nisma –AKR ka 21.193 vota ose 5,50%. Lista Serbe deri tani ka marrë 20.424 vota ose 5,30%.

Por duke parë rezultatet e para, në Kosovë kanë filluar të diskutohen edhe skenarët e mundshëm për koalicionin e qeverisë së re. “Koalicioni më i mundshëm, nëse do të fiton VV-ja, të del subjekti i parë politik, do të jetë koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, por nëse del LDK-ja e para, koalicioni do të jetë LDK-PDK ose varianti tjetër LDK-AAK, PSD, NISMA dhe AKR për t’i lënë në opozitë Vetëvendosjen dhe PDK-në”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë, të cilët kanë përcjellë gjithë fushatën zgjedhore të partive politike, dhe zotimet e tyre për vija të kuqe kundër atij, apo këtij subjekti politik, edhe pas 6 tetorit konsiderojnë se me mbylljen e kutive të votimit, dhe pritjes për shpalljen e rezultatit final të zgjedhjeve, ngadalë do t’i harrojnë edhe vijat e kuqe për të kërkuar mundësinë më të mirë që të kapen në pushtet, pasi ky ka qenë qëllimi i tyre në kërkesën për zgjedhje të reja, dhe ky është qëllimi i tyre edhe tani.




Skip to toolbar