Autoriteti i Aviacionit Civil njofton pasagjerët që kanë planifikuar të udhëtojnë në datën 9 tetor nga Roma në Tiranë se do të përballen me shtyrjen e orarit të fluturimit, të paktën për tre orë. Sipas AAC-së, kjo shtyrje vjen pasi kompani e fluturimit “Alitalia” ka paralajmëruar një protestë masive.
Njoftimi vjen për fluturimin nga Roma në Tiranë i parashikuar të niset më 9 tetor në orën 22:00. “Fluturimi do të shtyhet me 3 orë, në orën 01:00 të ditës tjetër. Ndërsa të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit”, njofton Aviacioni civil.