Parukierja e Kavajës, nën hetim për mashtrim

AKTUALITET


Mardisa Qatja është nën hetim nga prokuroria për mashtrim. 30-vjeçarja, nëna e 3 fëmijëve, akuzohet se shiste bileta fiktive në agjencinë turistike që zotëronte e motra. Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas hetimeve Marsida ka përfituar dhjetëra miliona lekë nga biletat, duke mashtruar shumë qytetarë. Marsida ushtronte dhe profesionin e parukieres.

30-vjeçarja u vu në qendër të vëmendjes, pasi në banesën e sja u vra ish i dashuri dhe u plagos miku i saj, polic në burgun e Durrësit.

Vrasja tronditi Kavajën mbrëmjen e të mërkurës, ku humbi jetën Dritan Haxholli, 41 vjeç, ish i dashuri i Marsida Qatja, i cili nuk pranonte ndarjen dhe u plagos Bledar Toçi, mik i saj që kishte ardhur për ta ndihmuar në konfliktet që kishte me 41-vjeçarin.

Lufta me armë zjarri në banesën e Marsidëns ndodhi në sy të 3 fëmijëve të saj, të moshave 14, 9 dhe 2 vjeç.  



Skip to toolbar