“Shpresoj se do shohim një garë live”. Miku i ngushtë flet për Schumacher

AKTUALITET


Për rreth një muaj ish kampioni i Formula 1, Michael Schumacher është duke ndjekur një terapi mjekësore të veçantë dhe të re në Paris e cila sipas mjekëve pritet të japë rezultate të mira në shëndetin e tij. Për këtë ka folur miku i ngushtë i familjes së Schumacher, Jean Todt, presidenti i FIA.

Ai ka thënë se së bashku me Schumacher kanë parë gara me makina në TV dhe se ai shpreson që të shohin bashkë një garë live.


I pyetur nëse di diçka më shumë mbi gjendjen e tij, Todt theksoi: “Nuk ka asgjë të re, përveç faktit se Michael po lufton çdo ditë për të përmirësuar shëndetin e tij. Ne duhet vetëm ta shoqërojmë në këtë luftë. Unë thjeshtë kam thënë të vërtetën, kam parë me të në televizion një garë, shpresoj shumë që së shpejti ta shohim “live” një të tillë”.




Skip to toolbar