I dërguari i posaçëm i SHBA për bisedimet Serbi-Kosovë, duket se i ka dhënë Serbisë një mesazh të qartë dhe të prerë në lidhje me njohjen e Kosovës. Sipas mediave serbe thuhet se i dërguari i SHBA-ve Richard Grenell i ka kërkuar presidentit serb Vuçiç të pranojë Kosovën
“Beogradit duhet të bëjë hapa para dhe të pranojnë realitetin se Kosova është tashmë shtet i pavarur” citohet të ketë thënë Grenell sipas mediave serbe, gjë që ka lënë të pa fjalë Vuçiçin.
Kjo deklaratë e të dërguarit special për dialogun është konsideruar si e çuditshme dhe e papranueshme nga ana e Serbisë, të paktën sipas citimeve të bëra nga “Kurir”, që citon disa burime diplomatike.
Vuçiç ka dhënë të premten disa detaje sa i përket takimit që ka pasur me Richard Grenell, duke thënë se ka qenë një bisedë e vështirë. Presidenti serb ka shtuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe i ka bërë me dije popullit serb e Serbia nuk do të marrë asgjë, pasi askush nuk ofron asgjë.