Në lidhje me Mini Shengenin Ballkanik, Kurti tha se duhet pasur shumë kujdes nga Vuçiç. “Kjo nisëm mund të ketë sukses, ose jo,” tha Kurti “por si Rama dhe Zaev duhet të tregojnë shumë kujdes nga Vuçiç”, që sipas tij gjithmonë përpiqet të duket normal dhe të hiqet si lider i Ballkanit.
Në lidhje me një ftesë të Kosovës më 10 nëntor për të marrë pjesë në takimin e ardhshëm, Kurti tha se do marrë pjesë në çdo konferencë rajonale si kryeministër i Kosovës.
“Padyshim, që në të gjitha këto takimet rajonale unë do të marr pjesë si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Unë e kuptoj frustrimin që ekziston në shtetin shqiptar me vonesat e Bashkimit Europian, mirëpo duhet ta kuptoni edhe një gjë tjetër se fakti që të bëhet një padrejtësi edhe fakti që mund të jesh shumë i pezmatuar, jo çdo metodë është e suksesshme pastaj. Ndoshta ka sukses ky Mini-Shengen-i si një lloj mënyre për të fituar atë që na takon. Theksi im si kryeministër i Kosovës është se nuk duhet lejuar Vuçiç t’i keqpërdorë këto takime. Dhe ai të duket normal sepse dihet çfarë u ka bërë Serbia shqiptarëve dhe dihet çfarë u ka bërë Serbia Zaevit. Vuçiç dëshiron me çdo kusht që të duket normal duke u takuar me liderët e popujve edhe shoqërive viktima të Serbisë, e këtu duhet të bëjmë kujdes, Zaev edhe Rama duhet të bëjnë kujdes. “ – tha Kurti / Real Story