Kurti: Asosacioni ka vdekur, asnjë serb nuk protestoi

POLITIKË


Në lidhje me asosacionin e komunave serbe, Kurti tha se kjo ishte një kërkese e Beogradit dhe jo e serbëve pasi kur kjo marrëveshje ra poshtë nga gjykata Kushtetuese, asnjë serb i Kosovës nuk u ngrit të protestonte. Kurti tha se nuk është këtu të plotësoj tekat e Beogradit, por tu shërbejë qytetarëve kosovarë dhe serbëve të Kosovës si Kryeministër i Ri. Kurti tha se Asosacioni ka shkelur 23 nene të kushtetutës, dhe ai nuk ka për tu ringjallur më.

Asosacioni me komuna serbe i ka 7 kapituj si marrëveshje por Gjykata Kushtetuese më gjykimin e publikuar të datës 23 dhjetor 2015 ka thënë që 23 nene të kushtetutës praktikisht shkelen nga ky asosacion. Ai asosacion ka vdekur Sokol, edhe Serbia e din këtë gjë shumë mirë por, unë nuk kam pse e ringjall atë. Dhe njëherë po të them, plani i Ahtisarit iu ka dhënë privilegje serbëve edhe është i padrejtë. Beogradi minimalisht duhet të marrë mundin edhe të tregojë pse plani i Ahtisarit nuk qenka i mjaftueshëm. Dhe ajo çka më ka bërë më së shumti përshtypje mua është që kur e hodhi poshtë gjykata kushtetuese asosacionin as një serb i Kosovës nuk protestoi, veç Beogradi. Si bëhet që një gjë që qenka e mirë për serbët e Kosovës, kur bie puna poshtë, as letër proteste lere më tubim. Asnje serb i Kosovës prej 132 mijë serbëve asnjë letër proteste kur ra poshtë asosacioni. S’është kërkesë e serbëve fare, është kërkesë e Beogradit. Kërkesave të Serbisë për hir të Beogradit nuk iu rri dot gatitu, nëse duan serbët e Kosovës do t’ju shërbej si qytetar i Republikës unë si kryeministër i ri, ama ishte fantastike ajo kur e hodhi poshtë gjykata kushtetuese asnjë serb nuk çonte kokën. “ tha Kurti





Skip to toolbar