Sassuolo e “tremb”, por Inter mbetet pas Juventus

SPORT


Sassuolo-Inter përfundoi me plot shtatë gola të shënuar, por në fund fitoi skuadra zikaltër. Skuadra nga Milano e nisi me gol nga tuneli sfidën e të dielës në mesditë kundër Sassuolo. Martinez gjeti rrjetën nga jashtë zone me një të djathtë të fortë, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë skuadrën e tij. Megjithatë, vendasit u kundërpërgjigjën me Berardi që shënoi nga brenda zonës në të 16`.

Por në të 38`, Inter gjeti përsëri rrjetën duke kaluar në avantazh. Këtë herë ishte sulmuesi belg, Romelu Lukaku, që shënoi nga brenda zonës, pasi kaloi mbrojtjen kundërshtare. Shtatlarti belg i Inter trefishoi për të tijët në minutën e 45-të. Inter fitoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Lukaku.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Martinez, ai që gjeti rrjetën. Në të 71`, zikaltërit fitojnë një tjetër penallti, e cila u shndërrua në gol nga Lautaro. Vendasit reagojnë dhe ngushtojnë shifrat shpejtë me Djuricic në të 74`, pas një gabimi në mbrojtje të skuadrës së Inter.

Pak minuta më vonë, Sassuolo gjen rrjetën e tretë me Boga, që bëri një akrobaci ndaj mbrojtjes mike, duke kaluar disa kundërshtarë dhe më pas portierin e Inter. Por, pavarësisht përpjekjeve, rezultati mbeti në shifrat 3-4 deri në fund të takimit, me Inter që mori tre pikët e radhës duke mbajtur vendin e dytë në Serie A me 21 pikë, ndërsa Juventus kryeson kampionatin me 22 pikë.



Skip to toolbar