“Gëbelsi” rus, ambasador në Tiranë

POLITIKË


Rusia ka emëruar ambasadorin e ri në Tiranë, Afanasiev Mikhail Yurievich, i cili zëvendëson pas 5 vitesh ambasadorin Alexander Karpushin. Me dekret të Presidentit Putin, më 16 shtator, 65-vjeçari Yurievich është emëruar ambasador në Tiranë, i cili është një diplomat karriere me 30 vite eksperiencë, i cili në 9 vitet e fundit ka mbajtur funksionin e drejtorit të informacionit në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.

Sipas të dhënave, në 1980, ai u diplomua në Ministrinë e Punëve të Jashtme të ish- Bashkimit Sovjetik. Ai flet anglisht dhe frëngjisht. Ai ka gradën diplomatike të Ambasadorit të Jashtëm dhe të Plotfuqishëm, dhënë në qershor 2013, ndërsa shërben në shërbimin diplomatik që nga viti 1980. Ka punuar në pozicione të ndryshme në aparatin qendror të Ministrisë dhe jashtë saj. Në vitet 2005-2010, ai ka qenë Ambasadori i Federatës Ruse në Etiopi dhe me kohë të pjesshme (nga 2006 deri në 2010), përfaqësues fuqiplotë i Federatës Ruse në Afrikë. Që nga Nëntori 2010, ai ka punuar si Drejtor i Departamentit të Mbështetjes së Informacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Ruse.

Tashmë, ai do të mbajë funksionin e ambasadorit në Tiranë, ku vjen pikërisht pas refuzimit të negociatave të BE me Shqipërinë. Pas këtij vendimi duket se Rusia po investohet në Ballkan, duke pasur parasysh këtu edhe deklaratat nga kryeministri Dmitry Medvedev gjatë vizitës së tij për 75-vjetorin e çlirimit të Serbisë, ku ka qenë i ftuar nga Presidenti Vuçiç. Në një intervistë për të përditshmen “Vecernje Novosti”, kryeministri rus, krahu i djathtë i Putin, ka shpalosur programin e Rusisë për të ofruar bashkëpunim, jo vetëm ekonomik me Ballkanin, duke u zgjeruar, jo vetëm në Serbi, por ka ftuar edhe Malin e Zi dhe Maqedoninë.



Skip to toolbar