Kapet gjysmë toni drogë, porosi e një organizate kriminale shqiptare

AKTUALITET


Një sasi prej 450 kg droge është sekuestruar në brigjet e Brindisit, ndërsa pritej të bëhej transporti i saj drejt një organizate kriminale shqiptare që kishte bërë porosinë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në pako të ndryshme dhe me mbishkrime që përcaktonin llojin e drogës dhe prodhimin e saj. Ngarkesa u sekuestrua nga varkat e patrullës detare duke kapur konkretisht 418 kilogramë marijuanë dhe 31 kg hashash e ndarë në 45 pako me peshë nga 2.5 – 10 kilogramë.

Droga ishte e paketuar në pako të pa përshkueshme nga uji dhe po transportohej nga një skaf 6 metra i gjatë dhe gjysëm i mbuluar. Skafi u pikas nga radarët duke kryer manovrime të dyshimta në det dhe më pas varkat e patrullës bën bllokimin e saj. Në pranga ra drejtuesi i skafit, një shtetas italian 48-vjeçar, ndërsa sipas mediave italiane thuhet se droga ishte porositur nga një organizatë kriminale shqiptare.



Skip to toolbar