Gjergji Tashi, vetëm 16 vjeç, i dha fund jetës të dielën duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive në fshatin Verri të Fierit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16.30 të së dielës.
Fqinjët e familjes Tashi, deklarojnë se familja jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike, pasi i ati kishte dalë në kemp, për shkak të problemeve shëndetësore.
Nga ana e tij i riu donte të linte shkollën dhe të ikte në emigrim, por ky vendim i tij ishte kundërshtuar nga familja.
Dyshohet se në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike, adoleshenti ka marrë litarin e bagëtive dhe ka varur veten në kasolle.