Me thika në duar grabitësit kanë hyrë me dhunë në banesën e gjinekologut Kujtim Albrahimi në Librazhd dhe përveçse kanë vjedhur një shumë parash, kanë plagosur gjinekologun dhe bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit të Librazhdit, ndërkohë që në banesë kanë qenë vetëm çifti i bashkëshortëve Albrahimi.
Grabitësit kanë marrë një sasi prej 10-12 milion lekësh të vjetra si dhe disa bizhuteri.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të grabitjes.