Një video po bën qarkullon në rrjetet sociale, ku aq sa ka shkaktuar humor aq është edhe kritikuar ashpër. Gjatë ndeshjes Freiburg dhe Eintracht Frankfurt, që përfundoi me rezultatin 1-0 nuk u diskutua për fitoren e skuadrës mikpritëse, por për një ngjarje që ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes. Trajneri i Freiburg-ut u godit dhe u rrëzua në tokë nga futbollisti i Eintracht Frankfurt, David Abraham.
Abraham në përpjekje për të marrë topin që doli jashtë fushe, goditi trajnerin duke e përplasur në tokë. Menjëherë pas kësaj reaguan lojtarët rezervë të Freiburg-ut duke nisur edhe një sherr mes tyre. Ndërsa arbitri i ndeshjes ndëshkoi me karton të kuq, Abrahamin, i cili tashmë pritet të marrë edhe një dënim nga federata.
Shikoni videon ku Abraham përplas trajnerin kundërshtar.